“Mezi merrja frymë”/ Rama publikon pamjet, nëna 19-vjeçare dhe foshnja fitojnë betejën me Covid
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje emocionuese dhe që të mbushin me nga spitali “Shefqet Ndroqi”.
Manuela Hemollari 19-vjeç e cila ishte e infektuar me koronavirus, u shtrua me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrje dhe solli në jetë foshnjën e saj, Noel. Fatmirësisht, së bashku nënë e bir mundën ta fitonin betejën me sëmundjen e rëndë, ndërsa sot janë gati të kthehen në shtëpi.
Në video-mesazhin e publikuar nga kryeministri, ajo shpreh falënderimet për mjekët, ndërsa tregon vështirësitë që kishte për shkak të koronavirusit.
“Mezi merrja frymë dhe më pas shkova në spital tek “Shefqet Ndroqi”. Atje erdhi ekipi i maternitetit ku edhe më operuan. I falënderoj të gjithë mjekët e maternitetit Koço Glozheni dhe spitalin Shefqet Ndroqi që më operuan atje”, thotë ajo.