“Mezi po pres të plakem me ty”, Elita Rudi na shkriu zemrat me urimin më të ngrohtë për ditëlindjen e Gjikos

Ditën e sotme, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Gjiko, feston ditën e tij të lindjes.

Ai ka lindur më 3 janar të vitit 1991 dhe sot mbush 29 vjeç.

Sigurisht, s’mund të mungonte urimi i bashkëshortes së tij, e cila na shkriu zemrat me dedikimin e ëmbël për partnerin.

Elita ndau në Instagram një foto me reperin duke shkëmbyer një puthje në buzë, ndërsa krahas postimit shkruan fjalët më të bukura:

“Menxi po pres me u plak me ty, me ti pa rrudhat nen sy, met perqaf e me te thon qe ia dolem????. Edhe shume ditelindje me plot shendet e dashni afer neve!! Te duam ????‍????‍???? “

Në shkurt të vitit që lamë pas, Elita dhe Gjiko u bënë prindër të një vogëlushi të cilin e pagëzuan me emrin super të veçantë, Zëri.

 

Share With:
Translate »
758 Views