Michael Buble dhe Luisana Lopilato bëhen prindër për herë të tretë, publikojnë foton e parë
Këngëtari i famshëm Michael Buble dhe aktorja Luisana Lopilato janë bërë prindër për herë të tretë. Ata kanë dy djem së bashku dhe janë bërë edhe me një vajzë. Lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes e ka bërë të ditur aktorja, ditën e sotme, me anë të një postimi në Instagram.
“Si ta shpjegoj që po na shpërthen zemra nga lumturia? Që nuk na mjaftojnë orët e ditës për ta përkëdhelur. Falenderoj Zotin që na bëri këtë dhuratë të mbushur me jetë dhe lumturi! Sepse të shohësh sytë e saj është njësoj sikur të shohësh vet qiellin! Të duam në pafundësi, të prisnim jo vetëm për t`u rritur si familje… na dhe dritë, shpresë dhe në fund je dhe do të jesh jeta e shpirtit tonë,” –ka shkruar Luisana në një foto, ku duket vetëm dora e vogëlushes së sapo ardhur në jetë.
Çifti i famshëm kanë kaluar një periudhë tepër të vështirë vitin e kaluar, pasi djali i tyre Noah është përballur me sëmundjen e kancerit në mushkëri.