Mijëra amerikanë do duhet të ripagëzohen pasi prifti gaboi për 26 vjet me formulën
Mijëra katolikë në Shtetet e Bashkuara mund të duhet të ripagëzohen pasi u zbulua se një prift nga Arizona kishte gabuar një fjalë në formulën e pagëzimit për më shumë se një çerek shekulli.
At Andres Aragno kishte kryer ritet e pagëzimit me fjalët “ne ju pagëzojmë”, në vend të “Unë ju pagëzoj”, që është formula e sanksionuar nga Vatikani. Kështu, mijëra pagëzime të kryera prej tij janë konsideruar të pavlefshme.
Gabimi i Arango u identifikua në mesin e vitit 2021. Nuk ka një numër të saktë të njerëzve të pagëzuar midis 1995 dhe 2021, por besohet se janë me mijëra.
Peshkopi i Phoenix Thomas Olmsted konfirmoi se pagëzimet ishin të pavlefshme pas “ekzaminimit të detajuar” dhe konsultimit me Vatikanin. Prifti njoftoi dorëheqjen e tij të martën përmes faqes së internetit të famullisë Saint Gregory në Phoenix.
“Më trishton fakti të mësoj se kam kryer pagëzime të pavlefshme gjatë shërbesës sime si prift duke përdorur rregullisht një formulë të gabuar,” tha Arango.
Në Kishën Katolike pagëzimi është i nevojshëm që besimtarët të kenë akses në bekime të tjera.