Mikesha që në fëmijëri, Albana dhe Ines me një rrëfim të veçantë

Albana Leka dhe Ines Memisharaj janë dy violinistet e talentuara të cilat flasin me gjuhën e instrumentit. Veç kësaj ato janë dhe mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën pasi kudo performojnë së bashku.

Të ftuara në emisionin “Jeto me orën” mikeshat rrëfyen të rejat e aktiviteteve profesionale dhe jo vetëm.

Për sa i përket periudhës së verës vajzat shprehen se janë shumë të angazhuara nëpër koncerte të ndryshme por edhe dasma familjare. Madje vajzat shprehen se ‘Në një dasëm ku ishim të ftuara për performancë nusja dhe dhëndri nuk ishin prezent në atë moment dhe kjo ishte një mungesë respekti jo vetëm për ne por edhe të ftuarit, por më pas morrëm vesh që nusja ishte shtatëzënë dhe i ishte dashur të largohej në atë moment”.

Profesioni duket se është trashëguar nga familjarët e tyre pasi rrjedhin nga familje artistësh, e kanë muzikën në gjak.

Fëmijëria e tyre nuk ka qenë dhe aq e këndshme pasi ndërkohë që fëmijët e tjerë argëtoheshin ato mbylleshin brenda katër mureve për të studiuar violinë.

Vajzat me njëra-tjetrën kanë një miqësi prej 20 vitesh dhe duket se për hir të kësaj miqësie dhe debatet e tyre janë shumë të rralla dhe ndajnë çfarëdo lloj gëzimi apo problemi që mund të ndodhë ne jetën e tyre.

Përveç performancave në evente të ndryshme Inesi është edhe pjesë e ekranit.

“Më pëlqen shumë ekrani dhe ndihem shumë komode aty, për mua televizioni është një shkollë më vete”, u shpreh Ines.

Përveç jetës profesionale me shumë angazhime vajzat janë edhe nëna shumë të përkushtuara në familjen e tyre.

Share With:
Translate »
243 Views