“Mini Kanye”: Përgjigjja e North për pyetjen “Ç’dëshiron të bëhesh kur të rritesh?” ishte gjithçka që donim të dëgjonim sot!

Ajo është vetëm 9 vjeç, por ka spikatur në publik me karakterin e saj të fortë, tipin moskokëçarës dhe kreativitetin.

Jo më kot, North West e quajnë shpesh një “mini Kanye”. I ka ngjarë të atit që ç’ke me të! Madje, është po aq e frymëzuar dhe pozitive për jetën sa ai!

Ka qenë këngëtarja Katy Perry ajo që gjatë një show të saj, ftoi në skenë vajzën e Kim Kardashian dhe Kanye West, duke i bërë një “intervistë” të shkurtër para se të niste kërcimin me mikeshat e saj.

Pyetjes “çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?” North s’mund t’i përgjigjej më bukur se kaq!

“Gjithçka!”- tha ajo, ndërsa publiku shpërtheu në brohoritje. Kjo është fryma dhe motivimi që duam në jetë!

 

 

North ka spikatur edhe për videot e saj kreative në TikTok, ku e ëma Kim Kardashian ia ka ndaluar përdoruesve të tjerë të komentojnë në videot e North. Mirëpo, kudo në rrjet qarkullojnë komente se North është thjesht epike dhe personazhi më interesant i familjes Kardashian.

Share With:
Translate »
121 Views