Ministria e Arsimit dorëzohet përballë motit të keq, lajmërim i rëndësishëm për nxënësit e shkollave

Moti i keq që ka përfshirë mbarë territorin e vendit ka detyruar Ministrinë e Arsimit të ndërpresë për ditën e nesërme mësimin. Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet me një ditë tjetër.
NJOFTIMI:
Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar. Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër.

Share With:
Translate »
1858 Views