Ministrja e Arsimit bën njoftimin e rëndësishëm: Jo vetëm nxënësit, edhe prindërit nesër pushim!

Përmes një deklarate për shtyp mbrëmjen e sotme ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se dita e nesërme do të jetë pushim për shkollat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

“Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës.

Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar”, u shpreh Shahini.

Gjithashtu, ministria e Arsimit deklaroi se ditë pushimi të jetë njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjecare, të cilët punojnë në administratë shtetërore.

“Fatmirësisht, situata ne terren paraqitet drejt normalizimit, por që familjet e afektuara të tejkalojnë ankthin e djeshëm, u pa e arsyeshme që nxënësit e zonave të lartpërmendura bashkë me prindërit e tyre që punojnë në administratë shtetërore, ta kalojnë ditën e nesërme të lirë e të qëndrojnë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, unë jam e bindur se neve si MASR na takon mirë-informimi i nxënësve mbi fatkeqësitë natyrore dhe përgatitjet që duhet të bëjmë për t’iu shmangur lëndimeve nëse ato ndodhin.”

Më herët Ministria e Arsimit njoftoi se shkollat në këto qarqe nuk kanë pësuar dëmtime, dhe se mësimi mund të vijonte normalisht.

Share With:
Translate »
584 Views