Shkollat pushim nga tërmetet, Shahini flet për ditën e martë
Për të gjithë fëmijët e shkollave nëntë vjeçare në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, sot është pushim. Por nga nesër ata do t’i kthehen normalisht shkollës. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njofton se, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin, dhe dëmet nga tërmeti 5.8 ballë janë riparuar. Shahini njofton se, dy shkollat që kanë pasur më shumë dëmtime janë mbyllur, dhe fëmijëve që zhvillonin mësim aty, u është siguruar transporti deri te shkolla qendër.
“Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë. Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër. Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim”,– njofton Shahini.