Miqtë postojnë një foto pa lejen e Amit dhe ne sapo pamë sa është rritur vogëlushja te barku

Amarda Toska është në pritje të ëmbël, por megjithë dëshirën tonë të madhe për ta parë si duket gjatë këtyre muajve, fotot e plota kanë qenë shumë të pakta.

Është e qartë që të ishte për Amin, nuk do merrnim vesh asgjë. Lajmin e dha Ermali, më pas u publikua një foto kur Nora Istrefi ishte me ta.

Më pas kanë qenë vetëm foto të pjesshme, por tani, bashkëpunëtorët e programit “Lufta e nuseve” kanë postuar një foto nga një ditë pushimi në borë, ku shohim dhe Amin. Me pulovër e xhup, që, si për të na përmbushur dëshirën, e ka lënë hapur, ne shohim rrumbullakosjen e barkut, por dhe të linjave.

Ami lind pas pak muajsh dhe fotot i kemi pasur vërtet të pakta. Asnjëherë të postuara nga ajo vetë, por miqtë për këtë duhen.

Share With:
Translate »
1435 Views