Mirë çanta, por ç’keni për të thënë për shifrën totale të veshjes së Stormi-t në ditën e parë të shkollës?

Ditën e djeshme vogëlushja e Kylie Jenner dhe Travis Scott, Stormi, u kthye për të disatën herë në kryefjalën e mediave në mbarë botën.

Kjo për arsye të çantës super të shtrenjtë për ditën e parë të shkollës.

Mami Kylie ndau në Instagram foto e video të vajzës së saj, e cila po fluturonte nga gëzimi për të nisur mësimin (që do ta zhvillojë në shtëpi).

View this post on Instagram

first day of schooooool 🖤📝

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on

Por, ndjekësve i mbetën sytë tek çanta Hermes Togo Kelly Ado e vogëlushes. U zbulua se çanta e shkollës së Stormi-t kishte kushtuar plot 12.000 dollarë, shifër që bëri jo pak bujë në rrjet.

Pamjen e saj vogëlushja e kishte plotësuar me një palë atlete Air Jordans, një fustan të zi dhe një palë vathë diamanti.

Mirëpo, fansat i ka shtyrë kurioziteti të mësojnë shifrën totale që Kylie ka shpenzuar për Stormi-n në ditën e parë të shkollës dhe rezultati na la me gojë hapur.

Fustani i zi që Stormi ka veshur është i firmës së babait të saj Travis, “Astronomical” dhe kushton 53 dollarë.

Gjithashtu, atletet e saj Air Jordans  “Preschool Kids Shoe” kanë kushtuar 80 dollarë, ndërsa vëthët e diamantit në vesh merrini vetë me mend.

Duket se Kylie-t i pëlqen të shpenzojë më shumë para në aksesorë sesa në rroba, siç ka bërë edhe me të voglën e saj.

Epo, është me fat, jo me inat! Stormi lind, nuk bëhesh!

Share With:
Translate »
583 Views