“Mirë se erdhe në këtë botë”, kryetari i FRPD dhe blogerja e njohur bëhen prindr për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të djalit

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka brë me dije vetë kryetari i FRPD me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka ndarë një foto të ëmbël, ku shihet bashkëshortja, Marigona me djalin e sapolindur. Çifti ka zgjedhur një emër tepër të veçantë për djalin, Iartë.

FotoMontazh

Postimi i plotë:

IARTË Xhaferi!

Mirë se erdhe në këtë botë bir!

Mami dhe babi do jenë këtu për të të mbrojtur deri sa një ditë të na mbrosh ti!

Motra do të dojë si të voglin e saj deri sa një ditë të bëhet e vogla jote!

Gjyshërit do thurrin ëndrra për ty deri sa një ditë t’i kthesh në realitet ato dhe të ndriçosh emrin e tyre!

Shqipëria dhe Kosova do jenë atdheu yt deri sa një ditë ti të jesh gjithçka për ato!

Uroj me shpirt që në këtë jetë të bëhesh një bir i artë, një vëlla i artë, një nip i artë, një atdhetar i artë!

Falenderoj të madhin Zot që mami dhe ti jeni mirë!

I jam përjetë borxhli Marigonës; DIVA e jetës time!

Shëndet dhe fat bir!

00:07 23.01.2023

Share With:
Translate »
107 Views