Miriam Cani trondit publikun e Prishtinës me lajmin e shtatzënisë, dikujt i ra të fikët?

Zgjodhën që ta thonë publikisht nga Prishtina lajmin e bukur se së shpejti do të bëhen sërish prindër, por Miriami dhe Albani nuk parashikuan që publiku dhe fansat mund të tronditen nga të tilla emocione. Nga salla e madhe e “1 Tetorit” në Prishtinë, Albani dhe Miriami kishin menduar që t’i surprizonin fansat edhe me një lajm tjetër të bukur. Amelinë, shumë shpejt do ta bëjnë me motër ose vëlla.

Sapo Miriami zbuloi lajmin e bukur, i gjithë publiku ka shpërthyer në ovacione, por disa emocionet e forta i kanë pushtuar më shumë se të tjerët.

Në këtë video, njëri prej fansave të dy artistëve shkruan se një shok i tij ka pësuar gjendje të fikëti në koncert nga lajmi i papritur që erdhi nga Miriami. Ok, edhe nëse kjo do të ishte shaka, tregon se emocioni pas një lajmi të tillë është vërtet i fortë. Megjithatë, nëse kemi parasysh fansat e zjarrtë të Albanit dhe Miriamit dhe çmenduritë e tyre të pafundme, kjo gjendje mund të konsiderohet “normale”.

Lajmi është shumë i bukur, gjithsesi, dhe çifti zgjodhën çastin dhe vendin më të mirë për ta bërë publik. Kosova dhe Prishtina mbetet një dashuri e madhe për dy këngëtarët, kështu që nuk ka vend për xhelozi nëse ekskluziviteti kësaj here na vjen prej andej.

Share With:
Translate »
604 Views