Miriam dhe Albani kanë një surprizë po aq të madhe sa “Dhurata”

Më 28 Nëntor, në një datë të shënuar për të gjithë shqiptarët, Miriami dhe Albani kanë gëzim dyfish. Çdo vit ata festojnë në këtë datë ditëlindjen e Ameli. Dyvjetori i vogëlushes në fund të muajit të klauar erdhi si një dhuratë për të gjithë fansat e çiftit, që enkas kishin zgjedhur që pikërisht këngën me titull “Durata”, dedikim për të voglën Ameli ta publikonin pikërisht më 28 Nëntor.

Urimet për klipin që këtë herë kishte personazh kryesor vogëlushen ishin të panumërt duke pasur parasysh sa të panumërt janë edhe fansat e Albanit dhe Miriamit. Por nuk paska mbaruar me kaq. “Dhurata” paska edhe një variant të ri që do të publikohet në një datë tjetër feste.

Mirami dhe Albani kanë gati edhe një version në anglisht të këngës “Dhurata”, të cilin do ta publikojnë për Krishtlindje, më 25 dhjetor. Lajmin e kanë ndarë për fansat edhe në rrjetet sociale: “Më datë 25.12 publikohet “More than a Song”, versioni anglisht i këngës “Dhurata”. Kjo ndjenjë nuk njeh gjuhë e as kufij, ndaj në këto ditë festash duam ta ndajmë këtë këngë me çdo prind e fëmijë kudo në botë” – shkruan Miriami në Instagramin e saj.

Me siguri, edhe ky version do të jetë po aq i ëmbël sa edhe varianti në shqip. Sa të jetë Ameli aty, nuk ka diskutime për këtë.

Share With:
Translate »
858 Views