Miss Universe Albania pret flokët për fëmijët me kancer: Pas dy javësh dhurojmë paruken e parë

Deta Kokomani, vajza e shpallur Miss Universe Albania 2022 ka vendosur të përdorë zërin e saj si më e bukura e Shqipërisë për një kauzë të fortë. Në Ditën Ndërkombëtare të Kancerit të Fëmijërisë, më 15 Shkurt, Deta së bashku me disa vajza kanë dhuruar flokët e tyre për fëmijët që luftojnë me këtë sëmundje. E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, Deta shpjegon në detaje këtë iniciativë të saj.

 

Rudina Magjistari: Deta, si vendose ti të bëheshe pjesë e kësaj nisme?

Deta Kokomani: Të them të drejtën, siç e thashë dhe te klipi ishte hera ime e dytë që po i dhuroj flokët.  Ka qenë hera e parë para 5 vitesh në kolegjin ku unë studioja, një vajzë tjetër e organizoi dhe unë mora pjesë. Por atëherë isha akoma e vogël, nuk e dija përgjegjësinë dhe thjesht kisha shumë emocion. Vitin  e kaluar kisha shumë dëshirë ta organizoja këtë eveniment, por duke qenë se kisha Miss-in para dhe thashë pse jo, mund të fitoj Miss Universe dhe të mbledh më shumë vajza prej kësaj fame që Miss-i më jep, platformës së Miss Universe.

Rudina Magjistari: Dhe në fakt ashtu ndodhi, apo jo? Ti kishe më shumë të njohur, kishe shumë më tepër kontakte dhe pati edhe më tepër impakt ajo që realizove. Më thuaj pak, çfarë ndodhi me flokët e tu pasi i preve?

Deta Kokomani: Sot, më 15 Shkurt, Dita Ndërkombëtare e Kancerit të Fëmijërisë bashkë me vajzat e tjera pasi i premë, kam bashkëpunuar me paruke Rilën, me zonjën Ada, ajo punon me paruke dhe extension dhe thoshte çdo vit i vijnë shumë fëmijë të diagnostikuar, gra, por ajo që i dhimbte më shumë ishte te fëmijët pasi shumë familje nga vende të ndryshme të Sshqipërisë, me ekonomi të ndryshme,  nuk kishin mundësi dhe ashtu i gjenin lekët borxh që të vinin sepse fëmijët siç dihet bullizohen shumë nëpër shkolla, e vuajnë shumë psikologjikisht dhe te ata ndoshta do ishte një ndihmë më e madhe që t’i dhuronim këto paruke. Tani, sot ajo direkt sapo i dhuruam do fillojë me flokët e mi të parët. Qepja e një parukeje i kushtonte rreth dy javë kohë, kështu që pas  dy javëve do dhurojmë paruken e parë dhe pastaj me radhë vajzat e tjera.

Share With:
Translate »
163 Views