Misterioze! Pas vdekjes së të motrës humb jetën edhe djali i reperit të famshëm amerikan!

Djali i reperit të famshëm amerikan Bobby Brown është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Ky lajm i hidhur është konfirmuar nga autoritetet për CNN.

Brown Jr., gjysmë vëllai i Bobbi Kristina Brown që vdiq në 2015, ishte 28 vjeç. Ndërkohë, policia po heton ende për arsyen e vdekjes së papritur të Brown Jr.

Kjo është një tjetër humbje e madhe për familjen Brown, e cila ka pësuar disa humbje vitet e fundit.

Whitney Houston, këngëtarja e cila ishte e martuar me Brown deri në vitin 2007, vdiq më 11 shkurt 2012, pasi u mbyt në vaskë. Sëmundja e zemrës dhe kokaina u emëruan si faktorë kontribues në vdekjen e saj.

Tre vjet më vonë, vajza e Houston dhe Brown, Bobbi Kristina Brown, u gjet e pajetë në vaskë në shtëpinë e saj në Roswell, Georgia. Ajo u trajtua në një spital dhe më pas në një qendër strehimi për gati gjashtë muaj deri në vdekjen e saj në korrik 2015.

Në autopsi u tregua se mbidoza dhe zhytja çuan në pneumoni dhe dëmtim të trurit që vranë 22-vjeçaren.

Në janar 2020 u nda nga jeta edhe partneri i Bobbi Kristina Brown.

Share With:
Translate »
445 Views