Mjafton të lexoni shkrimin dhe do kuptoni se Meghan ka vjehrrin më të mirë në botë
Duket se Meghan Markle nuk ia ka marrë zemrën vetëm Princit Harry, por edhe babait të tij, Princit Charles. Burime për “Vanity Fair” rrëfejnë se Dukesha e Sussex dhe Princi Charles gëzojnë një marrëdhënie të adhurueshme. Madje, vjehrri i Meghan mendon se ajo ishte një bekim në jetën e të birit dhe se ia solli djalin me këmbë në tokë.
Ndër të tjera, Princi Charles i ka qëndruar shumë pranë Meghan, pas probleme që ajo ka hasur me të atin.“Ai e ka mbështetur Meghan në problemet me të atin. Ai e ka shumë përzemër dhe mendon se ajo është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Harry-t” – tregoi burimi.
Princi Charles dorëzoi Meghan në altar tek djali i tij, pasi Thomas Markle u shpreh se doktori i kishte ndaluar udhëtimin drejt Londrës.