“Mjalti i mjaltit”, Kris Jenner ndan foton me të çmuarën e saj

Kris Jenner e ka bërë të qartë që Kylie është vajza e saj e preferuar mes fëmijëve. Si rrjedhojë, gjyshja më e njohur e Instagramit, biznesmenia dhe mamaja e klanit Kardashian, ka një dobësi për “mjaltin e mjaltit”. Bëhet fjalë për Stormin, vajzën e Kylie Jenner që sot bën 4 vjeç dhe gjyshe Kris i kushtoi një urim po aq të ëmbël sa fotoja e postuar.

Gëzuar ditëlindjen Stormit tim të vogël që është drita e jetëve tona! Faleminderit Stormi për buzëqeshjen tënde  dhe të qeshurën që mbush çdo dhomë ku ti hyn! Je vajza, mbesa, kushërira, shoqja më e mrekullueshme dhe ne jemi të bekuar që të kemi ty në jetët tona! Je kaq e zgjuar, e mirë, gazmore dhe plot dëshirë për çdo gjë, gjithmonë. Falenderoj Zotin çdo ditë që më zgjodhi të jem gjyshja jote. Të dua kaq shumë Stormi!

Urimi i Kris është i pari nga familja për vogëlushen ndërsa pritet një surprizë e madhe nga mami Kylie që organizon gjithnjë festa përrallore për të.

Share With:
Translate »
228 Views