Mjekët bëjnë thirrje: ‘Situatë alarmante, duhet një lockdown’
Pak ditë më parë, një grup mjekësh iu drejtuan kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe liderëve të tjerë politikë të respektojnë masat anti-covid gjatë fushatës elektorale. Mjekët Arben Gjeka, Drilon Çupi, Marseda Spiro dhe Elona Çekani në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” shprehën rëndësinë e respektimin të këtyre masave pasi rritja e infektimeve tregon një situatë alarmante, e cila pritet të përkeqësohet muajt në vazhdim.
“Ajo që ne na shqetëson është që shifrat që kanë ardhur në rritje qoftë të numrit të infektimeve apo vdekjeve janë për t’u shqetësuar. Domethnë flasim për Shqipërinë 2 milion e gjysmë banorë, 1 mijë infektime në ditë është një shifër për t’u trembur duke ditur dhe kapacitet që nga vendi, ndaj dhe morëm këtë hap duke iu kërkuar instancave partiake që të respektojnë ato ligje dhe rregulla që kanë miratuar vetë. Përmbajtja e asaj letre nuk është asgjë tjetre veçse vënia në fokus i këtyre ligjeve që vetë ata që janë në krye i kanë miratuar.”, u shpreh Marseda.
Mjeku Drilon Çupi u shpreh se fushata mund të jetë një “bombe” infektive, ndërsa theksoi nevojën e një lockdown-i të pjesshëm. “Për të shmangur që kapacitetet shëndetësore të mbushen, duhet të shkojmë të gjithë në lockdown. Kishte shtete të tjera si Suedia që ndoqën një strategji tjetër të mos aplikimit të locdown-it por eksperienca tregoi se ishte e gabuar.”