Mjekët e “Koço Glozhenit” asistojnë në lindjen e nënës në Burrel: Vjen në jetë fëmija 4200 gram

Me një lindje të një fëmije të shëndetshëm 4200 gram, mjekët e maternitetit Koço Gliozheni kanë nisur të japin shërbim të pandërprerë në spitalin e Burrelit.
Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila sqaron se në Burrel po punojnë me sistem rotacioni 2 mjekë në javë, për të plotësuar nevojat me mjekë gjinekologë në këtë spital.
“Faleminderit dr. Arjan Alikaj, dr. Vezir Tena, drejtorit të maternitetit Arben Rrugia dhe mjekut të ri Oljan Çala që ishin të parët që ju përgjigjën kërkesës sonë për zbatimin e sistemit të patronazhimit.
Ky sistem i ri do të shtrihet në të gjitha spitalet ku ka mungesa të mjekëve specialistë, deri në plotësimin e nevojave me mjekët e rinj specialistë që perfundojnë studimet vitin e ardhshëm”, shkruan entuziaste Manastirliu.

Share With:
Translate »
1750 Views