Mjekët e Lezhës japin alarmin: Janë rritur abortet e padëshiruara

Abortet e padëshiruara po njohin rritje gjatë viteve të fundit në qarkun e Lezhës.

Alarmi ngrihet nga mjekët gjinekologë të cilët thonë se niveli i lartë i ndotjes së ambientit por edhe shkaqet social-ekonomike janë ndër faktorët kryesore të kësaj situate.

Luljeta Delishi: “Po na ndodhin shpesh për shkaqe të panjohura. Ndoshta ndotja e ambientit, problemet social-ekonomike ndikojnë.”

Delishi shton se përcaktimi i saktë i miset abordit bëhet përmes një analize e cila nuk realizohet në Lezhë.

Luljeta Delishi: “Po jemi të kënaqur që çiftet e reja sot po ndërgjegjësohen, bëjnë analizat dhe fillojnë një shtatëzani të dëshirueshme.”

Ndërkohë në maternitetin e Lezhës abortet me dëshirë kanë pasuar rënie të djeshme dhe në këtë drejtim ka dhënë ndikim pozitiv planifikimi familjar.

 

Share With:
Translate »
814 Views