Mjekët paralajmërojnë: Po i ushqeni gabim fëmijët, deri në këtë moshë kanë nevojë vetëm për qumësht

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Akademia Amerikane e Pediatrisë paralajmërojnë nënat të presin të paktën gjashtë muaj përpara se të ushqejnë foshnjat e tyre, me ushqime të tjera të ngurta. Deri në këtë moshë foshnjet nuk kanë nevojë për asgjë tjetër përveç qumështit të gjirit ose formulës.
Duke i njohur bebet shumë shpejt me ushqimet e tjera, e duke i hequr qumështin e gjirit, ato do të humbasin vlerat ushqyese të pazëvendësueshme që gjenden tek qumështi i gjirit apo ai i formulës.  Por koha është gjithçka. Nëse e ushqeni foshnjen tuaj me ushqime të ngurta shumë vonë, mund të ketë edhe pasoja negative. Kjo vonesë është e lidhur me probleme si mangësi të lehtë ta mikronutirentëve tek fëmijët, alergji etj.  Ka disa indikatorë zhvillimi që tregojnë kur një fëmijë është i gatshëm për lëndë të ngurta dhe ato shfaqen pas muajit të 5 e 6.  Natyrisht, është e rëndësishme që gjithmonë të konsultoheni me pediatrin e fëmijës suaj para se të bëni ndonjë ndryshim në rutinën e tij të të ushqyerit.

Share With:
Translate »
917 Views