Mjeku i QSUT prek rrjetin me këtë rrëfim për vajzën e tij 20 vjeçe autike
Tritan Kalo, mjeku i njohur i QSUT sot ka ditëlindjen e vajzës së tij Juna.
Juna mbush plot 20 vjeç dhe mjeku i ka dedikuar disa vargje tejet prekëse ku rrëfen se e vogla e tij është autike por fëmija autik siç shkruan mjeku është një dhuratë speciale, një befasi, një mund, një sfidë reale…
E PLOTË NGA TRITAN KALO:
20 vjet që na fal vetëm e vetëm DASHURI e LUMTURI….Sot më 7 Gusht 2018, vajza jonë e vogël mbush plot 20 vjeç…20 vite që na kanë ofruar ne si prindër si dhe të dy motrave gëzimin e pranisë së saj në jetët tona, edhe pse jo rradhë ditët e këtyre viteve kanë qenë ta ngarkuara me shqetsimet e rritjes dhe maturimit të saj….Festofsh e qeshur si kurdoherë edhe ditëlindjen e 120-të , TI e mira, e bukura, e ëmbla, e mënçura, gëzim dhe energji-sjedhësja e ditëve tona: GENTA JUNA KALO!!!
Pjesëz nga një poezi kushtuar bijës sime Genta Juna Kalo:
“I love you daddy”
Është fraza që më shpesh thotë,
Në telefon vajza ime më vogël,
Natyra desh që ajo në këtë botë,
Të vinte mes nesh diç më e plogët….
Çapkënja, e bukura, e veçanta bija ime,
Jetës sonë ritmin krejt ajo ja ndryshoj,
I shtoj asaj jo pak lodhje e preokupime,
Veç kurrë asaj lumturinë nuk ja lëndoj….
Fëmija autik është një dhuratë speciale,
E ardhur nga Perëndia për krijuesit e saj,
Është një befasi, një mund, një sfidë reale,
Një betejë për të thyer heshtjen e gjatë.
Dashurija pa masë që një fëmijë autik,
U dhuron bujarisht prindërve të saj,
Nuk ka të krahasuar me asnjë dashuri,
Përveç se me përjetësinë që vetë dashuria bart.