Mjeti përplas 7 vjeçaren afgane në Shëngjin, e mitura niset me urgjencë në spital
Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendi tonë. Raportohet se një mjet ka përplasur një fëmijë 7 vjeç në Shëngjin, i komunitetit afgan.
Mësohet se vajza ka qenë duke kaluar rrugën pranë hotelit ku po qëndron. Fëmija është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici.