Modeli perfekt i flokëve për të gjitha nënat e reja, arrihet në vetëm pak minuta

Pothuaj të gjitha nënat e reja ndjejnë nevojën e komoditetit më shumë se asnjëherë më parë sapo sjellin në jetë një fëmijë. Të panjohura me situatën e re në të cilën gjenden sapo në jetë vjen një fëmijë, shumë nëna edhe flokët duan t’i kenë me stil të ri, më të rehatshëm e më të bukur. Kate Hudson është një prej nënave më të reja të showbiz-it, e cila provoi stili i flokëve bob është perfekt, madje edhe për shumë nëna të reja që sapo kanë sjellë në jetë një fëmijë. Qëllimi është i qartë – për të thjeshtuar rutinën.

Një bob i shkurtër është një nga modelet më të preferuara të modës, por gjithashtu është edhe një stil i cili nuk të kërkon shumë kohë për për t’u kujdesur.

David Babaii ka krijuar modelin e tij të fundit të Kate Hudson për një fushatë publicitare New York & Company. “Unë e quaj Blondie këtë model A-simetrik, që është perfekt jo vetëm për Kate, por për çdo nënë të re.”

Po si mund ta kopjoni pamjen e saj?

1. David ka nisur me një shpampo hidratuese (Hydrating Shampoo and Conditioner). “Hidratimi është shumë i rëndësishëm për nënat që sapo kanë lindur një fëmijë, sepse pas lindjes, të gjitha ujërat në trup nisin të reduktohen.”

2. Më pas ai përdori një sasi të vogël serumi (Volumizing Spray). “Cila grua nuk e do volumin?”

3. Përdori tharësen e flokëve, preu majat e djegura dhe krijoi stilin “micro-texture” — një kombinim me onde të lehta, të krijuara me mollëzat e gishtave.

4. Dhe në fund, Davidi përdori edhe një Spray për ondet duke krijuar forma me piaster: ‘Çelësi i këtij hapi është të marrësh pjesë të vogla flokësh për të arritur flokë me micro-texture.”

Në fund, Davidi thotë se ky stil është perfekt për të gjitha nënat e reja. Jo vetëm sepse do t’u japë atyre më shumë freski, por edhe do t’u lehtësojë shumë punë me flokët e do t’u marrë pak kohë.

 

 

Share With:
Translate »
1038 Views