Modelja e kolme zbulon frikën gjatë shtatzënisë: Ndihesha vetëm
Ashley Graham foli hapur rreth pasigurive të trupit që ka përjetuar gjatë shtatzënisë.
Modelja tregoi me krenari në mediat sociale gjithë periudhën e rritjes së bebit në barkun e saj.
Dhe në një intervistë Graham ndau detaje në lidhje me “luftën e saj” për të mbetur pozitive pasi trupi i saj filloi të ndryshonte.

“Unë gjithmonë kam pasur kontroll mbi trupin tim, edhe kur të gjithë të tjerët kanë dashur të ndryshojnë këtë, unë e mora kontrollin e plotë mbi të. Por kisha një jetë brenda meje që thoshte: Nuk është më i yti, është trupi im,”– tha ajo për Vogue.
Bukuroshja brune pranoi se pengesa e parë që kapërceu ishte shtimi i peshës.
“Ndihesha sikur nuk kisha njeri për të biseduar. Unë po fitoja peshë shpejt dhe u ndjeva vetëm,”- tha Graham për revistën e modës.
Falë këshillave nga stilistja e saj, Graham filloi të zinte shoqëri me gra shtatzëna.
Nuk kaloi shumë derisa modelja gra që i ofronin këshilla rreth shtatzënisë dhe lindjes.

“Tani kam 9 shoqe shtatzënë,”-zbuloi ajo.
Megjithatë, Graham theksoi se shtatzënia paraqet sfida të reja, brenda dhe jashtë dhomës së gjumit.
Ndërsa muajin e kaluar zbuloi për “The Ellen DeGeneres Show” se po pret një djalë.
“Unë nuk di asgjë për djemtë, kështu që jam e emocionuar,”-përfundoi modelja.
