Modelja e njohur bëhet nënë për herë të dytë, zbuloni emrin e veçantë që ka zgjedhur për të birin
Modelja e njohur e “Victoria’s Secret”, Lily Aldridge është bërë nënë për herë të dytë në datën 29 janar. Ajo ka sjellë në një jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Winston Roy. Lajmin e ka bërë vetë të ditur modelja përmes një foto të publikuar në ‘Instagram’, gjatë ditës së shtunë. Ajo ka treguar për të gjithë adhuruesit e saj këmbët e vogëlushit të porsalindur.

Kujtojmë që Aldrige dhe bashkëshorti i saj Caleb Followill kanë dhe një vajzë 6 vjeçare, të quajtur Dixie Pearl. Ata po bëjnë së bashku plot 7 vite martesë.
