Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të dytë: Ja emri i të voglit!
Pritja e ëmbël ka marrë fund dhe Greis Petroviç është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë në datën 2 dhjetor, por lajmin e bukur e ndau me ndjekësit vetëm ditën e sotme në ditën e Krishtlindjeve.
Ajo ka publikuar për ndjekësit në Instagram një foto shumë të bukur ku shihen duart e saj, bashkëshortit, të bijës dhe të sapoardhurit në jetë.
Teksa uron ndjekësit, ajo shkruan se dhurata e tyre për këtë vit është i vogli, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Andrea.
Our Christmas gift! ????????
Welcome baby boy Andrea!????02/12/2020
Krishtlindje të bardha e plot shëndet për të gjithë ju!Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!
Mirënjohje dhe falenderim për Dr. Elton Koroveshi dhe Dr.Denisa Bajraktari!
Faleminderit Zot që na bekove me një tjetër ëngjëll! ????
Kujtojmë se modelja nuk kaloi një shtatzëni të lehtë pasi ajo u infektua me Covid-19 në muajin e nëntë.
Në intervista të ndryshme ajo ka treguar se e kaloi me simptoma të lehta, me pak temperaturë dhe dhimbje koke.
Greis ka treguar se shtatzënia e dytë ishte një surprizë në kohë pandemie, gjë e cila i kishte shkaktuar një mori ndjenjash, por sigurisht i ka sjell edhe lumturi të madhe.
Kjo ishte një shtatzëni surprizë në kohë pandemie. Sapo ishim izoluar kur mora vesh lajmin që do të bëhesha sërish nënë. Më pushtuan shumëllojshmëri ndenjash: gëzim, frikë se ndodheshim në një situatë të pazakontë, lumturi, por edhe pak keqardhje për Emelin, se më dukej shumë e vogël për t’ju zhvendosur vëmendja.
Ndërkohë, Greis është nënë e vogëlushes Emel.
