Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë na zbulon emrin dhe foton e bebit
Modelja e njohur shqiptare është bekuar me një djalë. Siç është bërë trend tashmë, që lajmet e bukura jepen në rrjetet sociale, edhe modelja Vivian Canaj na tregoi në Instagram se është bërë nënë për herë të parë. Modelja ka publikuar një foto të duarve të familjes së saj të zgjedhur tashmë: mami, babi dhe djali i tyre. Vivian ka zbuluar edhe emrin e djalit të cilin e kanë pagëzuar me emrin Christian.
“15.11.2018 u bekuam me ndjesinë dhe dhuratën më të bukur në botë. Paç shkëlqimin e diellit çdo ditë të jetës shpirt i shpirtit tim Christian Meci”,-shkruan Vivian.

Ne i urojmë jetë të gjatë djalit të modeles!