Modelja e njohur shtatzënë: Ky fëmijë po ma merr jetën

Chrissy Teigen është e njohur si një vajzë me shumë humor. Modelja e njohur është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të dytë. Çdo grua në fazën që ajo është bëhet emocionale, dhe gjatë gjithë kohës flet për bebin.

Edhe bashkëshortja e John Legend flet për djalin që pritet të vijë në jetë. Por ndryshe nga nënat e tjera, modelja ka ankesa për të. Ajo përmes një statusi në Twitter shkruan se ky fëmijë është një “monster”.

“Ky fëmijë po ma merr jetën. Ai pi ujin tim, dhe unë kam gjithmonë etje. Ai ha ushqimin tim, dhe unë jam gjithmonë e uritur. Ai po merr shëndetin tim, unë po sëmurem. Pse ne krijojmë këta “monstra”, që duan të na shikojnë neve të vdekur”,-shkruan modelja në Twitter.

Chrissy sigurisht që këtë status e ka shkruar me shaka, pasi të gjitha gratë e dinë se shtatzënia ka edhe anët e saj jo të mira. Gjithsesi, Chrissy ndoshta po e përjeton pak më keq se të tjerat…

Share With:
Translate »
659 Views