Moderatorit shqiptar po i zgjerohet familja, ndan me fansat lajmin e bukur
Shumë shpejt familja e moderatorit Dorian Ramaliu do të zgjerohet.
Bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël.
Dori ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e tij në Instagram. Ai ka postuar fotot e ëmbla të Broisit të vogël i cili mban në duar ekon e motrës apo vëllait që do të vijë në jetë.
“Një vit i ri në pritje të një dhurate të madhe. Brois do të bëhet me një motër ose vëlla”, ka shkruar artisti.