Moderatorja për vete blen bileta të shtrenjta avioni, për fëmijët merr më të lirat

Moderatorja e njohur, Kirstie Allsopp ka treguar se ulet gjithmonë larg fëmijëve kur udhëtojnë me avion.

Në një intervistë për Gazetën Sun, ajo zbuloi se së bashku me partnerin marrin bileta biznesi, ndërsa fëmijët, 10 dhe 12 vjec marrin bileta ekonomike.

Disa kanë sugjeruar se duhet të kujdeset për fëmijët dhe të ulet pranë tyre. Për moderatoren, kjo gjë nuk e prek aspak pasi mendon se është humbje parash dhe e dëmshme për fëmijët.

Fakti që paguan më pak për biletat e tyre e ndihmon që të marrë pushime më të mira për familjen.

“Vendi i klasit duhet të jetë një shërbim për të gjithë ata që kanë punuar. Nëse fëmijët mësohen tek vendet klasike, për cfarë duhet të punojnë ata?”, tha ajo.

Share With:
Translate »
817 Views