Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë Helena

Ajo kishte edhe një arsye më tepër për të qenë e lumtur gjatë ditës së djeshme. Bëhet fjalë për moderatoren Edita Doli-Muhaxheri, të cilën e dëgjojmë çdo mëngjes në emisionin “Radar” të RTV Dukagjinit.Gazatarja tashmë është bërë nënë për herë të dytë duke sjell në jetë edhe një vogëlushe, të cilën e ka pagëzuar me emrin Helena. ” Zoti bekoi familjen time edhe me një vajzë, Helenën!”, ka bërë të ditur me këtë rast biondina përmes rrjeteve sociale. Kujtojmë se Edita tashmë është nënë e një djali të quajtur Akil gjersa është e martuar me Blerim Muhaxherin. Emisioni i saj transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, në radion më të madhe në vend, “Radio Dukagjini”.

Share With:
Translate »
1005 Views