Moderatorja shqiptare në pritje të ëmbël për herë të parë, zbulohet gjinia e foshnjës

Moderatorja e njohur sportive nga Kosova, Genta Cana është në pritje të ëmbël për herë të parë! Rreth tre muaj më parë ajo dhe partneri i saj Noli, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni madhëshotre të mbajtur në Prizren.

Genta tregoi që edhe gjatë celebrimit ishte në pritje të ëmbël, mirëpo duke mos zbuluar detaje të tjera. Së fundmi, “Prive” ka mësuar se Genta është në muajt e fundit të shtatëzanisë dhe shumë shpejt do të vijë në jetë një vajzë. Ajo dhe partneri i saj kanë nisur që tani përgatitjet për mirëseardhjen e të voglës së tyre.

Genta prej kohësh është nën moderimin e programit sportiv “Minuta e fundit” në Klan Kosova.

 

Share With:
Translate »
537 Views