Moderatorja shqiptare pjesë e spektaklit të kërcimit poston një video nga fëmijëria

Muzikën e ka pasur pasion që fëmijë, por ku ta dinte Kiara Tito se një ditë do të bëhej pjesë e ekranit me muzikën, moderimin dhe kërcimin – gjërat që ka pasur më shumë pasion në jetë? Pas një programi muzikor për të rinj në Top Channel, Kiara u zhvendos në Tv Klan sezonin e kaluar për të prezantuar “Doktor plastik” dhe këtu e gjeti veten shpejt. E saktë, konkrete dhe një imazh që u pëlqye shpejt nga publiku, Kiara mori emrin Belen Rodrigues shqiptare. Jo vetëm për imazhin, por sidomos për saktësinë dhe korrektësinë televizive.

Por këtë sezon, krahas edicionit të dytë të “Doktor plastik”, Kiara do të jetë edhe konkurrente në Dance With Me. Prej pak javësh, provat kanë nisur dhe Kiara, bashkë me të gjithë konkurrentët e tjerë, ia kanë nisur punës për të qenë dinjitozë në skenën e sfidave në teatrin e Tv Klan.

Megjithatë, nëse flasim për sfidat dhe shohim këtë video të Kiarës, duket sikur nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën apo jo? Moderatorja e Tv Klan, nuk qenka rastësisht në Dance With Me. Shikojeni se sa e zhdërvjellët duket në këtë video të hershme të fëmijërisë, ndërsa kërcen me ritmet e “Objection” nga Shakira. Jo vetëm një, por janë dy partnerë që e shoqërojnë Kiarën në këtë “provë” të vërtetë shumë vite para se ajo të ishte pjesë e një spektakli të vërtetë kërcimi.

Sot, me siguri, edhe vëtë Kiara qesh me të tilla filmime, por tani që është shumë pranë një sfide tjetër televizive, i kthehet vetes në fëmijëri për të marrë një mesazh edhe prej andej: lëvizjet, hapat nuk kanë edhe aq shumë rëndësi kur më shumë se ato të kërcen shpirti.

Kush ka dyshime për performancën e Kiarës në Dance tani?

Share With:
Translate »
773 Views