Moderatorja e Top Media bëhet nënë për herë të parë, sa emër të bukur ka zgjedhur
Dhurata më e bukur e këtij fillim viti është tashmë në duart e gazetares së njohur Elona Duro. Djali i saj erdhi në jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke zbukuruar jetën e familjarëve të tij. Elona duket se pas shumë mundimesh ka bërë zgjedhjen e duhur për emrin e të birit, të cilin sicc mëson Kids’Time ka vendosur ta quajë Tomas. Mesohet se nëna dhe djali gëzojnë shëndet të plotë. Ky është fëmija i parë i gazetares së Top Media e cila pak kohë më parë kurorëzoi në martesë historinë e saj të dashurisë me biznesmenin Lorenc Goga në tarracën e bashkisë së Tiranës. Stafi i Kids’Time i uron jetë të gjatë e të shëndetshme vogëlushit Tomas!

