Moment i adhureshëm! 2-vjeçarja i mbulon qenit veshët kur shpërthejnë fishekzjarret

Në çastin kur vogëlushja dëgjon shpërthimin e fishekzjarreve, ajo shihet teksa i vendos me shpejtësi duart e saj mbi veshët e qenit. Fëmija, i veshur me një pallto rozë të ndezur, duket se po imiton veprimet e nënës së saj ndërsa ajo mbron qenin e frikësuar.

Nëna e saj, zonja Wang tha se sa herë që fishekzjarret shpërthejnë, ajo i mbulon veshët vajzës së saj dhe i thotë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

Tingulli i lartë i fishekzjarreve dihet se shqetëson shumë kafshë, përfshirë qentë. Vitin e kaluar, ekipet e shpëtimit u detyruan të rrëzojnë një mur në një apartament në Kinë për të shpëtuar një qen pasi ai u bllokua teksa përpiqej të fshihej kur dëgjoi fishekzjarret.

Share With:
Translate »
172 Views