Moment i trishtë për vajzën e Angelina Jolie, përballet me humbjen e një pjesëtari të dashur të familjes

Moment i trishtë, Angelina Jolie humb një pjesëtar të familjes gjatë izolimit.

Angelina Jolie është hapur për një ngjarje tragjike familjare, e cila i theu zemrën vajzës së saj, Vivienne.

Ylli 45 vjeçar i “Maleficent” ka folur për momentin që shumica e prindërve kanë frikë, në të cilin duhet të merren me pasojat e një kafshe familjare që po ndërron jetë.

Duke folur për “Harper’s Bazaar”, Angelina zbuloi se vajza e saj e vogël, 11-vjeçarja Vivienne, e cila është binjakja e Knox, u mërzit pasi lepuri i tyre kishte ngordhur.

Momenti i trishtuar ndodhi kur lepurushi nuk ia doli të mbijetonte pas një operacioni.

Jolie tha: “Ashtu si shumica e prindërve, unë mundohem të qëndroj e qetë, në mënyrë që fëmijët e mi të mos ndiejnë ankth nga unë. Unë e vë tërë energjinë time në to.”

“Gjatë bllokimit, lepurushi i Vivienne ndërroi jetë gjatë një operacioni dhe ne adoptuam dy të vegjël të ëmbël që janë me aftësi të kufizuara.”

Angelina ka kaluar periudhën e bllokimit në shtëpi me fëmijët e saj, Maddox, 18, Pax, 16 vjeç, Zahara, 15, Shiloh, 13, dhe binjakët 11-vjeçar Knox dhe Vivienne.

Share With:
Translate »
616 Views