“Momente si këto”, Vera Ora publikon një video të rrallë të Rita Orës kur ishte fëmijë
Vera Ora, e ëma e këngëtares shqiptare, Rita Ora, tashmë ka fituar mijëra ndjekës në rrjete sociale me të cilët ndan imazhe e video të ndryshme.
Duke qenë se është shumë e afërt me fëmijët e saj, ajo shpesh publikon fotografi të ndryshme duke përfshira disa të tilla edhe nga fëmijëria.
E njëjta kësaj radhe ka shpërndarë një video të Elenës, Ritës dhe djalit të vetëm të saj, Donit.
Vera Ora (Foto: Instagram)
Kjo duket të jetë realizuar kur Doni ishte shumë i vogël, derisa të tre shfaqen duke buzëqeshur para kamerës.
“Momente si këto”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.
Vera Ora (Foto: Instagram)
Rita ndryshe ka lindur në Prishtinë, por është rritur në Londër, atje ku edhe e ka zhvilluar karrierën për t’u bërë një yll siç është tashmë e njohur ndërkombëtarisht.
Familja e artistes, mbiemri i vërtetë i së cilës është Sahatçiu, kanë prejardhjen nga qyteti i Pejës.

