Momentet më kritike, nga humbja e zërit tek depresioni i lindjes; Merita & Raifi tregojnë sfidat

Raif Hyseni dhe Merita Halili gjatë bisedës me Ermal Peçin në ‘Abc e Pasdites’ u ndalën në dy momente të vështira të jetës së tyre. E para kur Merita ishte bërë nënë për herë të tretë dhe e dyta kur iu desh të operatonte kordat e zërit.

Për momentin e parë Raifi shprehet:  “Ka qenë një moment, për herë të parë po e them, nuk e kam thënë kurrë. Kur lindi Rea, pas lindjes së Reas, kjo pësoi një post partum dhe çdo gjë kësaj i dukej sikur unë jam gabim. Sikur t’i sillja dhe buqetë me lule po mi sjell për një prapaskenë.

Merita gjithashtu shton se: “Nuk e kisha përjetuar me dy vajzat e tjera, por me të tretën ishte  një moment shumë i vështirë nuk i përmbaje dot ato emocionet e brendshme.”

Megjithatë sipas Raifit, qëndrimi i Meritës i ka bërë mirë sepse gjatë asaj kohe kompozoi një këngë “Zoti ty të vraftë”, ku i shpreh ndjenjat përmes kangës.

Ndërkohë momentin e dytë, kur Meritës iu desh të operonte kordat në Zvicër në vitin 1991, e kujtojnë kështu:

“E pyeta dhe doktorin në Zvicër që më diagnostikonte i thashë do kem zë më vonë, nuk të jap garanci tha. Nuk isha mësur me të thënurën troç se këtu dhe i zbukurojnë. Do kesh një kirurge shumë të mirë, unë jam doktori. Ajo ka bërë dhe një këngëtar italian që ka bërë shumë mirë operan dhe ai ka kënduar dhe 10 vite pas operacionit”, tha Merita.

Raifi tha se ende në këtë moment nuk ishte takuar me familjen, mamanë dhe vëllezërit e saj dhe kur i ndodhi operacioni mjeku i tha “tre muj ti s’bon me fol”. Gjithë komunikimi me to bëhej përmes Raifit ose komunikimi mes tyre ishte me letër.  Mbas operacionit, ajo punoi me mësuese Ermalidën dhe Zana Frashërin për këngën e parë që ishte “E jotja jam, i imi je”.

Share With:
Translate »
139 Views