Momenti i tmerrshëm/ Nëna mban në krahë vajzën pajetë në hotel dhe lutet për ndihmë (Video)

Pamjet e kamerave të sigurisë brenda një hoteli me pesë yje në Kazakistan, shfaqin një nënë, e cila e tmerruar mbante në krahasor vajzën pajetë pranë sportelit. Gruaja pretendon se vogëlushja ishte rrahur për vdekje nga babai i saj britanik.

Bëhet fjalë për 1-vjeçaren Sophia Barakat, e cila sipas dëshmitarëve në procesin gjyqësor, ishte gjithmonë e buzëqeshur. Madina Barakat, 23-vjeçe i kërkonte ndihmë stafit të hotelit InterContinental në Almaty të Kazakistanit, teksa të bijën e shtriu në banak dhe kamerat e sigurisë filmuan gjithçka.

Nëna akuzonte bashkëshortin e saj, pilotin e Airbus 330, Mohamed Barakat, 41-vjeç për të cilin thoshte vazhdimisht “se i ka mbytur të bijën duke e goditur”.

Gjatë procesit gjyqësor piloti është deklaruar i pafajshëm, teksa pretendon se prej kohësh vuan nga epilepsia dhe se Sophia ka vdekur “aksidentalisht” në dhomën e hotelit, derisa ai kishte pësuar sulm epileptik.

Gjendja e tij shëndetësore është konfirmuar nga mjekët nga Hong Kongu dhe Malajzia, për faktin se ai vazhdimisht udhëton, e një prej arsyeve pse shpesh refuzohet fluturimi është sëmundja e epilepsisë.

Share With:
Translate »
579 Views