Momenti kur nëna gjen djalin 8-vjeçar të plagosur, pamje të atentatit në Vlorë
Pamje të rënda nga atentati në Vlorë janë publikuar sot nga televizioni AbcNews. Eshtë momenti kur nëna merr të birin 8 vjeç, B.Llanaj nga makina.
Vogëlushi që pa tmerrin me sy ka lënë spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa i ati, Ferdinand Llanaj që ishte shënjestra e këtij atentati ka marrë plagë të rëndë dhe ndodhet edhe në spital.
Në makinë ka qenë edhe shoku i tij Dritan Bega i cili gjithashtu mbeti i plagosur. Vendi ku ndodhi atentati është vetem 50 metra larg shtëpisë së Llanajve ndaj familjaret kane qene te parët në vendin e ngjarjes.
Policia dyshon se krimi është kryer për hakmarrje dhe ka lidhje me masakrën e Coles në 2015 ku i vëllai i Ferdinand Llanajt vrau tre persona.