Momenti kur zjarrfikësi hero shpëton vogëlushen nga flakët
Ky është momenti dramatik kur një zjarrfikës kap një fëmijë të vogël, pasi i ati e hedh nga kati i tretë i një ndërtese të përfshirë nga flakët. Video e filmuar nga një aparat fotografik, tregon se ekipet e emergjencës po përpiqen të vrapojnë në vendin e zjarrit. Në momentin kryesor, një zjarrfikës qëndron në fund të shkallës me krahët e shtrirë. Burri në përpjekje të zbresë shkallët, lëshon vajzën e vogël në krahët e zjarrfikësit. Zjarri, në qytetin amerikan të Decatur, pranë Atlanta në Gjeorgji, la një duzinë njerëzish të plagosur.FOX 5 Atlanta identifikoi babanë e vajzës si Lance Ragland dhe raportoi se ai kishte qenë në zjarr vetë kur hodhi të bijën në duart e zjarrëfikësit. Z. Ragland mbijetoi me djegie të shkallës së dytë. “Ne po i kapnim fëmijët si topa futbolli” – tha komandanti i shpëtimit të zjarrit DeKalb, Eric Jackson. Kapiteni Scott Stroup ,një zjarrfikës i gjeneratës së tretë, ishte personi që kapi vajzën. Video mori më shumë se 150,000 shikime brenda një dite nga postimi në internet nga departamenti i zjarrfikësve.