Momenti rrënqethës: Vajza përqafon të atin pasi nxirret e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Një tërmet shumë i fortë është regjistruar sot pranë ishujve Dodekanezë të Greqisë, të cilët janë edhe pranë Turqisë. Tërmeti ka qenë i magnitudës 6.6 i shkallës rihter, dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra është regjistruar në det, vetëm 13 kilometra nga Neon Karlovasion në Greqi dhe 66 kilometra nga qyteti i Izmirit në Turqi.

Në rrjet kanë qarkulluar pamje që tregojnë momentet e tmerrit kur lëkundja e fuqishme shkund vendin, ndërsa qindra shtëpi janë shkatërruar.

Së fundmi, në rrjet po përhapet me shpejtësi një video ku një vajzë është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit.

Vajza e cila ndihmohet nga ekipet e shpëtimit, duket në gjendje të mirë shëndetësore, teksa sheh e hutuar njerëzit përreth.

Më pas, ajo ka përqafuar të atin ndërsa ky moment na rrënqethi të gjithëve.

Share With:
Translate »
383 Views