Monika Kryemadhi shet 10 herë më shtrenjtë çizmet e famshme, paratë për fëmijët jetimë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte dje e ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, ku foli për situatën politike në vend dhe për xhestin e shumë përfolur të çizmes që goditi Edi Ramën.

Çizmet e famshme “Csasadei”, prodhim vendas, Monika i ka shitur për jo pak , por 1000 euro. Kryetarja e LSI-së nuk ka treguar se kush i ka blerë, por ka thënë se të ardhurat do të shkojnë për bamirësi për fëmijet 0-6 vjeç në Sauk.

“Ato çizme kushtonin 120 mijë lekë të vjetra. Nuk e meriton Rama ta godas me të shtrenjta”, ka thënë ndër të tjera Monika duke thumbuar kështu Kryeministrin.

 

Share With:
Translate »
753 Views