Monika Lubonja i bën urimin më të bukur dashurisë së saj të përjetshme deri në amshim!
Aktorja e mirënjohur Monika Lubonja ka marrë sot vëmendjen e të gjithëve në rrjete sociale me një urim super të veçantë për të bijën.
Vajza e saj Tea është sot goca e ditëlindjes, ndaj aktorja ka ndarë një foto me të duke i shkruar fjalët më të ndjera nga zemra e një nëne.
Monika tregon se ndihet e bekuar që Zoti i ka dhuruar dashurinë më të madhe në botë, teksa shkruan:
“Më pyeti një Engjëll :
– Cila është dëshira jote për sot?
Ju përgjigja : Bekoj Zotin që më dhuroi dashurinë më të madhe në botë , që është Tea.
Dashuria është forca më e madhe , që ti Tea ke…kjo shëron gjithçka në botë.
Edhe ???? Tea ime,dashuria ime e përjetshme deri ne amshim.”