Monika Lubonja: Unë jetoj për vete. Vajza ime më kritikon!

Monika Lubonja është një nga aktoret më të njohura të ekranit shqiptar. Këtë të shtunë ajo ka enë e ftuar në emisionin “Thumb”. Përveçse ka treguar më shumë për projektin e saj ë fundit në teatër, “Komedia që shkoi për dreq”, ajo ka rrëfyer dhe detaje nga marrëdhënia e saj me të bijën, Tean. Ato nuk janë thjesht nënë e bijë por edhe shumë shoqe të mira me njëra-tjetrën. Dy moderatoret e kanë pyetur se si reagon ajo apo Tea kur i ngacmojnë çunat në rrugë.

“I kam thënë Teas unë jetoj për veten time as për mamin as për nënën. Kot kisha nxjerrë këto fotot e fundit në Instagram edhe më shkruan: “Shumë simpatik ky çuni”, e kishte me ironi. Edhe unë një ti shkelur syrin . Nuk është xheloze por është e kontrollura, nuk është aq emocionale.  Ka patur raste kur na fishkëllenin në rrugë dhe unë ktheja kokën kurse ajo thoshte: Ec drejt mami ec drejt. “,- ka rrëfyer me humor Monika.

Epo një marrëdhënie të tillë nënë e bijë çdokush do e kishte zili.

Share With:
Translate »
1396 Views