“Monstër! Si munde të vrasësh fëmijët?” Vrasësi i familjes shqiptare në Greqi pritet me protestë nga qytetarët para Prokurorisë

Disa qytetarë u mblodhën jashtë prokurorisë në pritje të grekut 60-vjeçar që vrau familjen shqiptare prej 4 vetash.

Ditën e djeshme rreth orës 15.00, i shoqëruar nga forca të shumta policore, 60-vjeçari arriti në prokurori për të dëshmuar. Në këto momente policia greke ka mbajtur me vështirësi qytetarët që thërrisnin “Vrasës! Mostër! Përse fëmijët? Si munde të vrasësh fëmijët?”.

Sipas policisë greke, 60-vjeçari pohoi vrasjen me armë të çiftit Kloçi, port ha se nuk mbante mend çfarë ndodhi më pas dhe se si veproi me dy fëmijët e mitur. Në fund të dëshmisë ai raportohet të ketë thënë për krimin se “Nuk ka falje për këtë që bëra”.

“Monstër! Si munde të vrasësh fëmijët?”

Share With:
Translate »
172 Views