Morën me vete telefonat në shkollë, punonjësi i sigurisë i thyen me çekiç në sy të nxënësve | Video
Një video ku një punonjës i sigurisë së shkollës thyen me çekiç dhjetëra celularë në oborrin e shkollës ka shkaktuar debat të madh në shtetin e Gabonit në pjesën perendimore të Afrikës.
Telefonat i përkisnin studentëve të një shkolle të mesme në Port- Gentil dhe ishin sekuestruar nga administrata e shkollës pasi këta të fundit i kishin marrë me vete në shkollë. Shumë nxënës kanë parë live gjithë skenën. Videoja u flimua më 24 tetor.
Shumë e quajtën të papranueshme shkatërrimin e telefonave duke komentuar se ato janë mjet i domosdoshëm për fëmijët që të komunikojnë me prindërit e tyre në fund të mësimit apo dhe për ndonjë problem tjetër.
Televizioni francez “France 24” komunikoi me dy studentë të cilët konfirmuan se konfiskimi i celularëve në gjimnazin e tyre ishte diçka normale, sidomos pas prillit 2017 kur në krye të shkollës u vendos një drejtor i ri.
“Donim që ti dërgonim mesazhin nxënësve që rregullat duhen respektuar” thanë zyrtarët e shkollës.