Mori bekimin e prindërve, Rita Ora i jep fund beqarisë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe partneri i saj, regjisori Taik Qaititi pritet që në fund të javës të fejohen.

Sipas mediave të huaja mësohet se Rita ka marrë bekimin nga prindërit e saj dhe ka vendosur që të hedhë këtë hap të rëndësishëm.

Ceremonia e fejesës do të zhvillohet në Australi, pikërisht aty ku Rita dhe Taik patën takimin e parë.

Ata prej kohësh po shijojnë marrëdhënien e tyre, ndonëse lidhja u bë publike vetëm disa muaj më parë.

Gjatë gjithë kësaj kohe si Rita njëjt dhe Taik kanë ndarë me ndjekësit e tyre momente krah njër-tjetri, ku nuk kanë nguruar ti tregojnë botës se sa shumë duhen.

Share With:
Translate »
174 Views